Ujë Rugove

Video e brendit Ujë Rugove: Paketim i qëndrueshëm dhe angazhim ESG

Në Koperativë, punojmë me pasion me brende me përgjegjësi sociale që i japin përparësi praktikave të qëndrueshme që e shpërblejnë planetin tonë. Jemi shumë të lumtur që kemi bashkëpunuar me Ujë Rugove, një brend që përqafon modelin ESG (Environmental, Social, and Governance) dhe synon të bëjë përpjekje miqësore ndaj mjedisit.

Zana e malit me fustan të bardhë duke prekur ujin e një përroi malor me myshk në RadavcZana e malit me kokë të mbështetur mbi një gur me myshk pranë ujit në Radavc
Zana e malit me krahë të bardhë, në këmbë mbi gurë me myshk në mjegullën e Radavcit, me duar të ngritura

Natyra kujdeset për ne dhe është përgjegjësi e jona t’ia kthejmë dashurinë. Në këtë video imazhi të brendit, ju ftojmë të zhyteni në një përvojë si përrallë, që zbulon cilësitë e jështëzakonshme të paketimit të ri të Ujë Rugove. Me fokus në qëndrueshmëri, kemi kriju përmbajtje tërheqëse që thekson angazhimin e brendit për një planet më të shëndetshëm.

Kutitë e Ujë Rugove në paketimin e ri të qëndrueshëm, mbi myshk pranë një përroi në RadavcKuti e Ujë Rugove mbi një gur me myshk në një përrua malor me mjegull në Radavc
Zana e malit me fustan të bardhë pranë një trungu të rrëzuar mbi ujë në Radavc
Zana e malit e gjunjëzuar në ujin e Radavcit, me velin e shtrirë rreth sajZana e malit me krahë, me duar të ngritura nën pikat e ujit që bien në Radavc
Kuti e Ujë Rugove e pasqyruar në një pellg të qetë malor në Radavc, me një ujëvarë të vogël prapa

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com