WeBalkans

Shikoni strategjitë digjitale, të web-it dhe të rrjeteve sociale të Koperativa-s në gjithë Ballkanin Perëndimor

Ambasadore e Re Evropiane që mban flamurin e BE-së në një tarracë në Bruksel, me kulla xhami prapa
Tregues kyç të suksesshëm (KPI) në komunikimin në rrjetet sociale për programin WeBalkans të BE-së: arritja, ndjekësit në të gjitha kanalet dhe postimet e publikuaraTregues kyç të suksesshëm (KPI) në komunikimin në rrjetet sociale për programin WeBalkans të BE-së: ndërveprimet dhe rritja e ndjekësve në Facebook, Instagram, X dhe LinkedIn

Si partner rajonal i liderit të konsorciumit WeGlobal, Koperativa ka marrë një rol qëndror në zbatimin e projektit WeBalkans, që financohet prej Bashkimit Evropian.

Ky është një program ambicioz i komunikimit strategjik që synon me rritë kuptimin edhe përkrahjen e publikut për BE-në në krejt Ballkanin Perëndimor.
Programi po zbatohet në Shqipni, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, e synon me i afru më shumë qytetarët e rajonit me vlerat, politikat e kontributet konkrete të BE-së sidomos në procesin e integrimit dhe zgjerimit.

Qasje strategjike në komunikimin digjital

Koperativa po e udhëheq pjesën digjitale të krejt programit, bashkë me një ekip rajonal ekspertësh që njohin mirë kontekstin lokal.
Prej vitit 2024, puna jonë ka qenë vendimtare për me e çu përpara komunikimin digjital të WeBalkans.
E kemi ridizajnu dhe rilansu tërësisht strategjinë e përmbajtjes së faqes zyrtare WeBalkans.eu, duke e përshtatë me narrativën strategjike të BE-së dhe duke e bërë të kuptueshme për audiencat lokale në çdo vend.
Kjo ka përfshi edhe ridizajnimin e plotë të identitetit vizuel dhe përmirësimin e përdorimit të faqes (UI/UX), që sot ofron një përvojë moderne, të lehtë e të afërt me përdoruesin.
Kështu, mundësitë, tregimet dhe përditësimet e BE-së janë më afër qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Ekipi ynë është kujdesë edhe për zbatimin teknik të platformës, duke siguru performancë të naltë, shumëgjuhësi dhe përshtatje për telefona e pajisje mobile.

Faqja e ridizajnuar WeBalkans.eu në tabletë, me histori nga Ballkani Perëndimor dhe lajmet e fundit
Logoja e WeBalkans.eu me flamurin e BE-së dhe butonat e faqes për fushatat, historitë dhe lajmetUdhëzuesi i stilit të WeBalkans.eu: Proxima Nova Bold për titujt, Roboto Regular për tekstin dhe paleta e ngjyrave
Faqe të animuara të WeBalkans.eu me kronologjinë e momenteve kyçe dhe hartën „Meet our 12 travelers“ të Ballkanit Perëndimor

Fushata që tregojnë histori njerëzore

Ekipi ynë i ekspertëve po merret edhe me zhvillimin e fushatave tematike të integrume.
Këto fushata e kthejnë kompleksitetin e politikave të BE-së prej Planit të Rritjes e deri te mundësitë për të rinjtë në tregime të fuqishme, njerëzore e emocionale.
Prej videove, motion graphics, “reels”-ave e deri te përmbajtja multimediale, kemi kriju e publiku mbi 1,000 materiale digjitale në rrjete sociale.
Fushatat e WeBalkans janë të ndërtuara me kujdes, në përputhje me prioritetet strategjike të BE-së: kundër dezinformimit, në mbështetje të diplomacisë publike dhe komunikimit të ndershëm me qytetarët.

Janë vlerësu për ndikimin emocional, tregimin njerëzor dhe ekzekutimin kreativ. elemente që i japin gjallni e besueshmëri çdo komunikimi.

Postim „Keep the groove going!“ me një top disko mbi rozë dhe të gjelbër, për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor, #EUandYOUPostim „Innovation hub party!“ mbi rozë dhe të verdhë për qendrat e inovacionit digjital, #EUandYOU
Dorë që mban telefonin me postimin „We’ve come a long way! Here are the benefits expected from the first pillar“Forma të animuara lulesh dhe yjesh me ngjyra mbi gri të çelët, nga grafikat e fushatave të WeBalkans
Grafikë e animuar „Ready. Steady. Our Europe!“ mbi blu të errët dhe blu
Etiketa e animuar #WeLoveSports mbi blu të errët me forma të lakuara bluFotografi bardh e zi e një alpinisti me fjalinë „One photo can change the way we see the world“, për konkursin fotografik të WeBalkans
Postim „Track, manage, save“ për familjet në Serbi që e kontrollojnë konsumin e energjisë, me pajisje shtëpiake të ilustruaraPostim „Innovation at work for a sustainable Serbia“ me një glob, me mbështetjen e Bashkimit Evropian
Kopertina videosh për rrjetet sociale me pyetjen „How does the WB6 Chamber Investment Forum support the implementation of the EU’s Growth Plan?“Rrjedha e WeBalkans në Instagram me postimin „A win for businesses, people, and the planet!“ mbi një pyll të parë nga lart, #EUandYOU

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com