Raiffeisen Bank International

L'shoja zanin! Strategjia e marketingut nga Koperativa për soft POS-in e Raiffeisen Bank International sjell një atmosferë plot energji

Për të lansuar RaiPOS në tregun e Evropës Lindore, krijuam një fushatë të plotë: branding produkti, strategji digjitale dhe promovim të lokalizum në rrjetin e bankave të RBI-së, përfshirë Rumaninë, Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Ukrainën, Shqipërinë dhe Bjellorusinë. Rezultati? Një reklamë televizive me plot ngjyra e karakter, që feston bizneset e vogla e të mesme në gjithë madhështinë dhe përditshmërinë e tyre unike.

Vajzë dhe djalë që qeshin në një rrugë të qytetit të vjetër të Prizrenit, njëri me një kuti dhuratë në dorë, me ikonën e RaiPOSEkrani i telefonit me një pagesë pa kontakt në aplikacionin RaiPOS

Nga një pronar kamioni-kafene pranë liqenit, te një taksist energjik e simpatik, kasti ynë i sipërmarrësve plot gjallni e sjell RaiPOS-in në jetë me gëzim e energji të pastër. Fushata është një festë për heronjtë e përditshëm që i udhëheqin bizneset e tyre me pasion. Boll me fjalë, më mirë shikoni reklamën dhe shijoni ritmin me kastin tonë fantastik të sipërmarrësve!

Çifti pronar duke buzëqeshur bashkë në lulishten Agrocoop, me ikonën e ndriçuar të RaiPOS mes tyre
Taksist i moshuar pranë veturës së tij natën në bulevardin George Bush në qendër të Prishtinës, me ikonën e RaiPOS, nga spoti televiziv i RaiPOS
Tri reklama të RaiPOS për rrjetet sociale me pronarë bizneseve të vogla dhe tituj për shndërrimin e telefonit në terminal POS
Buletinë elektronikë dhe faqe hyrëse të RaiPOS në të verdhë, me fotografi të pronarëve të bizneseve

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com