Kosovo Credit Guarantee Fund

Krijimi i identitetit të brendit për Dritaret e Garancisë Kreditore: Një fillim i ri për rritjen ekonomike në Kosovë

Koperativa bashkëpunoi me Fondin Kosovar për Garanci Kreditore për të kriju dhe dizajnu një identitet të brendit për dritaret e ndryshme të garancisë kreditore. Duke marrë një qasje të freskët dhe dinamike, Koperativa zhvilloi identitete të dallueshme që theksojnë qëllimet specifike të secilës dritare, duke e bërë më të lehtë për bizneset dhe individët të lidhen me shërbimet që ato ofrojnë.

Materialet e zyrës së Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në të gjelbër: bllok shënimesh, zarf dhe kartëvizita
Kolazh me tri gra punëtore me blloqe të kuqe dhe fjalën „Rrjetëzim“Poster i gjelbër me një fermer dhe titullin „Garantim edhe i fermerëve me NIF“

Përveç punës së brandingut, Koperativa prodhoi infografika të animume që komunikojnë në mënyrë efektive misionin e FKGK-së dhe përfitimet e secilës dritare garancie. Kjo qasje multimediale siguron që informacioni të jetë i qasshëm dhe tërheqës për të gjitha audiencat, duke ofruar qartësi mbi mënyrën se si FKGK kontribuon në rritjen ekonomike në Kosovë.

Dosja dhe letra zyrtare e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në të kuqe të errët
Kolazh bardh e zi me njerëz biznesi dhe blloqe në ngjyrë të gjelbër të kaltër, për një nga dritaret e Fondit Kosovar për Garanci KreditoreFermerë para ndërtesave të fermës në një kolazh bardh e zi me blloqe të gjelbra

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com