Relax

Në një vend ku politika s’ndalet kurrë, Koperativa e ndërroi lojën me një fushatë që i bëri të gjithë me folë!

Relax, njerz! (1 nga 7)

Në kohën kur debati politik n’Kosovë ishte në zjarr, faza “teaser” e kësaj fushate mori vëmendjen e publikut, duke komuniku me “mesazhe t’koduara” përmes emrit të brendit “Relax” të bashkuara me emrat e përveçëm të disa liderëve politikë që ishin të njohur në atë kohë. Fushata u përfaqësua fillimisht vetëm me një spot t’shkurtër televiziv e disa materiale të forta vizuele në terr. Kaq u desht – teaser-i mori hov! U shpërnda gjithandej në diskursin publik në Kosovë dhe i solli brendit një vëmendje marramendëse.

Relax, njerz! (2 nga 7)Relax, njerz! (3 nga 7)

Kur doli reklama televizive, u bë e qartë që emrat e politikanëve të përmendur më herët ishin thjesht emra të rastit, djem që po mundoheshin me e bë për vete një vajzë të bukur në një takim në restaurant.

U prodhu një seri reklamash televizive (TVC), që e paraqitën secilin personazh me perspektivën e vet, gjithçka në lidhje me karakterin e një aktoreje të njohur të serialeve, që u luajt për mrekulli nga aktorja kosovare Majlinda Kosumi.

Relax, njerz! (4 nga 7)Relax, njerz! (5 nga 7)
Relax, njerz! (6 nga 7)Relax, njerz! (7 nga 7)

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com