IPKO

Lansimi i IPKO 5G: Strategji kreative, identitet i brendit dhe fushatë multi-platforme nga Koperativa

Koperativa bashkëpunoi me IPKO Telecommunications për të lansuar teknologjinë 5G përmes një fushate gjithëpërfshirëse marketingu. Ky projekt mbuloi çdo aspekt të strategjisë kreative, dizajnit dhe ekzekutimit për me siguru një prezantim të paharrueshëm të 5G në tregun e Kosovës.

Banerë e varur e IPKO-s me „The future is 5G“ në të kuqeStenda e IPKO-s për 5G me „Unleash the power of 5G“ dhe „The new era of connectivity“, me imazhin e një skejtbordisti
Pano e IPKO-s me „Unleash the power of 5G“
Pjesa e pasme e një duksi të zi me mbishkrimin „Unleash the power“ dhe 5G në të kuqe

Kemi zhvillu një qasje kreative të komunikimit që e pozicionoi 5G-në si teknologjinë e së ardhmes, e cila e thjeshton dhe e përmirëson jetën e përditshme.
Krijuam një identitet vizuel modern e dallues, që reflekton shpejtësinë, inovacionin e lidhshmërinë, duke e ruajt përputhshmërinë e plotë në krejt materialet, digjitale dhe fizike.

Tre fëmijë të ulur në shkallë në Bregun e Diellit në Prishtinë, duke përdorur tableta, nga fushata televizive e IPKO-s për 5GDjalë me duks të kuq që duket i habitur, nga një spot televiziv i IPKO-s për 5G

Për me kriju momentum, një fushatë “teaser” u lansua para shpalljes zyrtare. Kjo u pasua nga një seri prej katër reklamash televizive, me skena të afërta e humoristike ku 5G i IPKO-s e bën jetën më të lehtë, si p.sh. të shpëton nga situata në momente paniku, pikërisht kur e harron përvjetorin. Reklamat theksuan besueshmërinë dhe shpejtësinë e 5G në një mënyrë tërheqëse dhe me stil.

Gotë çaji në tavolinën e një kafeneje me fjalën „Më shpejtë!“, nga fushata e IPKO-s për 5GVinç ndërtimi nën qiell me re, me fjalën „E hatashme!“ dhe unazat e kuqe të 5G

Fushata përfshiu edhe përmbajtje për rrjete sociale, të përshtatuna për audiencën digjitale, si dhe dizajne për shtyp për ta forcu identitetin vizuel edhe jashtë ekranit.

Çift në një kafene jashtë, gruaja me të kuqe me një buqetë në dorë, nga spoti televiziv i IPKO-s për 5G me temën e përvjetoritBurrë me kostum që mban një buqetë të madhe me trëndafila, nga spoti televiziv i IPKO-s për 5G me temën e përvjetorit

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com