Bashkimi Evropian në Kosovë

Dita e Evropës 2025: Një festë mbarëkombtare e vlerave të BE-së në Kosovë

Vizuali kryesor i Ditës së Evropës 2025 nga Koperativa: „Celebrate Europe“ në të bardhë dhe të verdhë mbi blunë e BE-së, me rrethin e yjeve të BE-së në vend të shkronjës O

Dita e Evropës 2025 në Kosovë u shënua me një festë gjithëpërfshirëse ku morrën pjesë mijëra qytetarë në nëntë komuna, duke kombinuar kulturën, edukimin, artin e argëtimin në një përvojë të përbashkët.
Koperativa pati nderin me dizajnu identitetin vizuel të kësaj feste, duke u siguruar që krejt materialet prej grafikave digjitale e deri te brendimi në terren me pasë një pamje unike, bashkëkohore e të lidhura me mesazhin e unitetit, diversitetit dhe vlerave të përbashkëta evropiane.

Festa përfshiu vizita interaktive në shkolla në Prishtinë, Vushtrri, Kamenicë e Malishevë, ku fëmijët mësuan për vlerat e BE-së përmes lojërave dhe diskutimeve me ambasadorë të BE-së. Në Gjilan, Festivali Evropian i Filmit solli filma me ndikim nga krejt Evropa, ndërsa Mitrovica e Veriut u gjallëru me një mural bashkëpunues të udhëhequr nga Vuk Gjuriq.

Logoja „Celebrate Europe“ mbi sfond blu me motive yjesh dhe luleshGrup muzikor duke performuar në skenën e Mitrovica Rock School në koncertin rok të Ditës së Evropës 2025 në Mitrovicën e Veriut
Fëmijë me kapela të verdha dhe bluza blu të Ditës së Evropës duke kërcyer gjatë një karvani për fëmijëVizitorë që shikojnë muralin shumëngjyrësh të realizuar nën udhëheqjen e artistit Vuk Gjuriq, veprën e përbashkët publike për Ditën e Evropës 2025 në Mitrovicën e Veriut
Fëmijë me kapela rozë dhe të bardha në një aktivitet në natyrë të Ditës së Evropës 2025Turmë rreth kioskave prej druri të shteteve anëtare të BE-së në panairin e Ditës së Evropës 2025 në sheshin „Zahir Pajaziti“ në Prishtinë

Karvanët kreativë për fëmijë sollën muzikë, punëtori e argëtim në Fushë Kosovë, Pejë e Prishtinë, ndërsa festa kryesore në sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë mblodhi mijëra persona në aktivitete dhe performanca live nga Capital T, Diana Mehmetaj, e të tjerë.

Njoftimi i Ditës së Evropës 2025 për reperin Capital T, me xhaketë të çelët dhe syze dielli mbi sfond blu „Celebrate Europe“Njoftimi i Ditës së Evropës 2025 për Majlinda Cikaqi & Band, mbi sfond blu „Celebrate Europe“
Capital T duke performuar në skenën e Ditës së Evropës 2025 në sheshin „Zahir Pajaziti“ në PrishtinëKoncert natën në skenën kryesore të Ditës së Evropës 2025 në sheshin „Zahir Pajaziti“ në Prishtinë, me një turmë të madhe përballë ekraneve blu

Në kuadër të festës u mbajt edhe një ceremoni rasti në Tech Park Prishtina, si dhe një ekspozitë interaktive “Evropa në Miniaturë” në Europe House, në bashkëpunim me BONEVET. Në Mitrovicën e Veriut, një koncert rock live e përfundoi festën me energji rinore.

Me 17 evente, mbi 5,000 pjesëmarrës dhe mbi 630 mijë "reach" në rrjete sociale, Dita e Evropës 2025 e tregoi frymën e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe BE-së, përmes kreativitetit, bashkëpunimit dhe komunitetit.

Kori i fëmijëve Okarina duke kënduar në festimin e Ditës së Evropës 2025, me publikun përparaAmbasadori i Ri Evropian Fatbardh Kabashi duke biseduar me fëmijë në një punëtori artistike të Ditës së Evropës 2025
Muzikant me tatuazhe duke i rënë harmonikës së gojës para një sfondi blu të Shtëpisë së EvropësKëngëtare me flokë ngjyrë jargavani duke kënduar në koncertin e Mitrovica Rock School
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, duke folur në pritjen e Ditës së Evropës 2025 në Tech Park PrishtinaTë ftuarit në pritjen e Ditës së Evropës 2025 në Tech Park Prishtina, të parë nga lart
Tri vajza që formojnë zemra me duar para sfondit „Celebrate Europe“Flamuj të Ditës së Evropës 2025 dhe vizitorë në një rrugë për këmbësorë, me kioska dhe blloqe banimi prapa

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com