SwissDev

Rebranding SwissDev: A Swiss construction company with a bold and elegant identity

Logoja e SwissDev me shkronja metalike në fasadën e një ndërtese me xham të errët

Ribrendimi, një fjalë kjo që për ne tingëllon si muzikë. Një logo e re, një identitet i ri dhe jemi gati me fillu kënaqësinë. Kur një kompani e madhe ndërtimi na erdhi me këtë kërkesë, u gëzuam me idenë se do të krijojmë diçka që do të bie në sy dhe do të tregojë qartë kush është ky klient. Dhe po, ia arritëm!

Punuan me SwissDev, një kompani ndërtimi me bazë në Zvicër, për t’ia freskuar krejtësisht identitetin vizuel dhe prezencën online. Projekti nisi me një ribrendim të plotë, duke përfshirë një logo të re dhe një sistem të plotë identiteti, që pasqyron forcën, precizitetin dhe besueshmërinë, tipare këto që e përshkruajnë SwissDev-in.

Logoja e re kombinon shkronjën “S” me formën e një çatie, duke simbolizu sigurinë, stabilitetin dhe vijat e pastra arkitekturore. Ky dizajn modern e minimal reflekton fokusin e kompanisë për me ndërtu struktura që zgjasin.

Nga strategjia e brendit e deri te dizajni vizuel, kemi kriju një identitet të qëndrueshëm që funksionon në të gjitha platformat. Rezultati final është një ribrendim i pastër, që e paraqet SwissDev-in si një kompani ndërtimi të besueshme që ka vizion për të ardhmen.

Ndërtimi i logos së SwissDev: forma e një çatie dhe një çati e përmbysur bashkohen në simbolin SSimboli S i SwissDev në portokalli mbi të gjelbër të errët, mbi rrjetën e ndërtimit
Banerë e SwissDev në skelën e një ndërtimiKartëvizita të SwissDev në të gjelbër të errët dhe të bardhë mbi një sipërfaqe të errët
Flamur i SwissDev në të gjelbër të errët mbi fasadën klasike prej guri të një ndërteseMotivi i markës SwissDev me forma çatish në portokalli dhe të gjelbër, me logon
Poster me motivin e SwissDev në një stacion autobusësh në qytetLogoja e SwissDev në të bardhë dhe portokalli mbi të gjelbër të errët
Kopertina e broshurës së SwissDev me motivin portokalli dhe të gjelbër, e mbështetur te një shkëmb griKartela identifikimi të punonjësve të SwissDev në të gjelbër, me motivin dhe logon e markës

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com