Strategji marketingu që funksionojnë në çdo kanal

Hajde njoftohemi

Në botën dinamike të sotme, brendet i përjetojmë kudo. Nga telefoni në dorë, te rrugët, nga ekranet televizive në shtëpi, e deri te pafundësia e internetit. Prej mbledhjeve të vogla familjare, e deri te eventet e mëdha live. Koperativa krenohet me fushatat e marketingut të integruar që kemi ndërtu ndër vite, duke e bërë çdo pikë kontakti me publikun të qëndrueshme, të fortë e të paharrueshme.

Çka bëjmë?

Shërbimet tona të marketingut të integruar i lidhin pikat mes vizionit të brendit tënd me botën reale, në çdo kanal komunikimi:

  • Communication & Marketing Strategies icon

    Strategji të komunikimit dhe marketingut

    E definojmë mesazhin tënd dhe mënyrën si ai shpërndahet.

  • Strategic Planning icon

    Planifikim Strategjik

    Sigurojmë që çdo fushatë lidhet me objektivat afatgjata.

  • Branding & Identity icon

    Branding dhe identitet

    Ndërtojmë një brend që njihet menjëherë.

  • Digital Marketing icon

    Marketing Digjital

    Nga postimet te kërkimi, bëhu zëri kryesor online.

  • Traditional Advertising icon

    Reklama tradicionale

    Formate të dëshmuara që japin shtrirje maksimale.

  • Content Creation icon

    Krijim përmbajtjeje

    Vizuale, tekst, dhe video me impakt të lartë.

  • Event Marketing icon

    Marketing eventesh

    Ktheje mesazhin tënd në jetë.

  • Web Development & Optimisation icon

    Zhvillim e optimizim i webit

    Një shtëpi e fortë digjitale për brendin tënd.

Pse me zgjedhë Koperativën

  • Njohje globale

    20+ vjet kreativitet ballkanik, të shpërblyer me çmime dhe të njohur në botë.

  • Ekspertizë në multi-kanale

    Prej TV-së e billboard-eve, te reels dhe boosts digjitale.

  • Ndikim i lartë, kosto e arsyeshme

    Ide të mëdha e rezultate të matshme, pa çmime që shkojnë në stratosferë.

  • Partner i gjithanshëm kreativ

    Strategji, koncept, ekzekutim, krejt në një vend për qëndrueshmëri e ndikim maksimal.

Procesi ynë

  1. Me e kuptu brendin dhe qëllimet

    Fillojmë me biseda të thella për me e kuptu vizionin, sfidat dhe target audiencën. Ky hap vendos bazën për një fushatë që lidhet si me qëllimet tuaja afatshkurtra, ashtu edhe me ato afatgjata të brendit tënd.

  2. Cili është tregimi yt

    Çdo brend ka një histori — ne definojmë si do të tregohet ajo në platformat tradicionale, digjitale dhe përjetuese. Përzgjedhim përzierjen ma të mirë mes TV-së, OOH, eventeve, rrjeteve sociale e kanaleve tjera, për sinergji maksimale.

  3. Krijimi i materialeve të unifikuara

    Ekipi ynë kreativ zhvillon vizuele, tekst, video e evente që e tregojnë historinë, duke siguru konsistencë në çdo kanal.

  4. Koordinim dhe lansim

    Ne e orkestrojmë krejt lansimin në mënyrë që të gjitha kanalet të punojnë bashkë – për me kriju një lidhje emocionale mes brendit tënd dhe audiencës, kudo që ajo ndodhet.

  5. Matja dhe optimizimi

    Nga engagement metrics tek conversion rates, e përcjellim performancën në secilën platformë, dhe rregullojmë detajet në mënyrën që fushata juaj me pasë ndikim të vazhdueshëm.

A je gati me e lidhë çdo kanal në storje të fuqishme të brendit?

Do t'ju përgjigjemi brenda një dite pune.

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com