Raiffeisen Bank International

Në bashkëpunim me Raiffeisen Bank International (RBI), kemi zhvillu gjuhën vizuale për kategoritë e produkteve të tyre B2B

Pamje 3D e një telefoni, një kartele dhe dokumenteve mbi një platformë me shkallë në të verdhë dhe gri

Në bashkëpunimin tonë me Raiffeisen Bank International (RBI), zhvilluam një gjuhë vizuale të sofistikume për kategoritë e produkteve të tyre B2B, të përshtatur posaçërisht për të plotësuar nevojat unike të klientëve korporativë dhe institucionalë.

Pamje 3D në gri e një dryni, pajisjeve dhe grafikëve mbi blloqe me shkallëPamje 3D e një ekrani digjital dhe ikonave financiare mbi blloqe të gjelbra me shkallë
Pamje 3D e një kubi xhami mbi një piedestal gri me detaje të verdha

Dizajni ynë theksoi pikat e forta të RBI-së, prani globale, ekspertizë lokale, inovacion dhe besueshmëri, duke përfshirë elemente si kasaforta të sigurta, digital interface dhe grafe financiare, të cilat përcjellin besim dhe profesionalizëm. Zgjidhja u krijua në mënyrë modulare, duke siguru konsistencë në formate të ndryshme, ndërkohë që pasqyron angazhimin e RBI-së ndaj iniciativave ESG dhe shërbimit të shkëlqyer për klientët. Kjo gjuhë vizuale, e bazuar në identitetin e konsoliduar të brendit të RBI-së, komunikon në mënyrë efektive autoritetin dhe ekspertizën e tyre, duke rezonuar me vendimmarrës me përvojë që vlerësojnë stabilitetin dhe zgjidhjet financiare të personalizuara.

Pamje 3D e një kasaforte me dokumente të shtypura dhe monedha mbi blloqe të gjelbra
Pamje 3D e një kubi të gjelbër me një rreth yjesh mbi një platformë gri

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com