InnoEnergy

Fushata për pranimin e studentëve në Masters+

Turbina ere buzë ujit në perëndim të diellit, një njeri në breg dhe titulli „Bëhu inxhinieri që i duhet sektorit të energjisë“

InnoEnergy Masters+ përfshin pesë programe evropiane të studimeve master me diplomë të
dyfishtë në fushën e energjisë: Energji e Ripërtëritshme, Sisteme të Qëndrueshme të Energjisë,
Rrjete dhe Sisteme Elektrike Inteligjente, Energji Bërthamore, si dhe Sisteme të Avancuara të
Energjisë dhe Inteligjencë Artificiale. InnoEnergy është një Komunitet i Dijes dhe Inovacionit, i
mbështetur nga Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë, një strukturë e Bashkimit
Evropian.
Për pranimet e vitit 2027, InnoEnergy angazhoi Koperativën për të krijuar një fushatë që synon
të arrijë te studentët e duhur për secilin program, në tregje të ndryshme dhe në çdo fazë të
vendimmarrjes së tyre. Ne realizuam të gjithë punën kreative dhe prodhimin e përmbajtjes:
strategjinë, drejtimin kreativ, dizajnin, tekstet, videot dhe materialet mbështetëse.

Sfida

Secili program ka fushën e vet të studimit, universitetet partnere dhe arsyet e veçanta pse një
student mund ta zgjedhë. Megjithatë, të pesë programet duhej të prezantoheshin si pjesë e një
fushate të vetme. Edhe studentët të cilëve u drejtohej fushata kishin nevoja dhe interesa të
ndryshme. Një student që jeton dhe studion në Evropë e vlerëson ndryshe vendimin për studime
master nga një student që aplikon nga jashtë Evropës. Prandaj, edhe komunikimi duhej të
përshtatej për secilin grup.
Sfida ishte të krijonim një komunikim të përshtatur për secilin program dhe grup studentësh,
duke ruajtur njëkohësisht një fushatë të përbashkët, pa e ndarë në pesë fushata të veçanta dhe pa
përdorur mesazhe të përgjithshme për të gjithë. Ruajtja e kësaj përputhjeje ishte pjesa më e
rëndësishme e punës.


Strategjia kreative e komunikimit

Zhvilluam një strategji kreative që i bashkon të pesë programet dhe brendin Masters+ në një
fushatë të vetme, duke përcaktuar rolin e secilit kanal komunikimi dhe të çdo faze të fushatës.
Kjo kërkonte të përcaktonim qartë qëllimin e secilës fazë. Në fillim, fokusi ishte të tërhiqnim
vëmendjen dhe të prezantonim një ide të fortë. Më pas, të ofronim informacionet e nevojshme që
studentët t'i shqyrtonin seriozisht programet. Në fazën përfundimtare, të adresonim paqartësitë e
mbetura dhe t'i orientonim drejt aplikimit. Çdo material u planifikua për fazën përkatëse, në
mënyrë që të kishte një rol të qartë, ndërsa komunikimi të ecte përpara pa përsëritur të njëjtat
mesazhe.

Turbinë ere mbi sfond të verdhë me titullin „Pesë rrugë, njëra është jotja“ dhe tekst për dy vjet, dy vende dhe dy diploma të akredituaraPanele diellore brenda një shkronje të madhe të verdhë mbi sfond të zi, me mesazhin „Nëse do ta rritësh shkallën e energjisë diellore, të erës dhe të hidrogjenit“ dhe emrin e masterit në Energji të Ripërtëritshme
Motiv gjeometrik i verdhë në formë rrjeti mbi sfond të zi, me mesazhin „Nëse do ta ndërtosh rrjetin mbi të cilin funksionon gjithçka“ dhe emrin e masterit në Rrjete dhe Sisteme Elektrike të MençuraPanele diellore mbi sfond të verdhë me mesazhin „Bëhu inxhinieri që i duhet sektorit të energjisë“ dhe ftesën „Gjej rrugën tënde“

Dy grupe studentësh, një fushatë

Një reklamë që promovon studimet në Evropë ka kuptim tjetër për një student që aplikon nga
jashtë Evropës dhe për një student që tashmë jeton në Gjermani apo Poloni. Veçanërisht bursat
dhe mundësitë e financimit kanë rëndësi të ndryshme për secilin grup.
Studentët i ndamë në grupe duke marrë parasysh motivimet dhe rrethanat e tyre, përtej të
dhënave demografike dhe i përshtatëm mesazhet sipas këtyre dallimeve. Studentëve evropianë
dhe atyre ndërkombëtarë u drejtohen versione të fushatës të ndërtuara enkas për ta, duke
përfshirë informacionet që theksojmë dhe personat që shfaqen në materialet kreative.


Drejtimi kreativ dhe identiteti vizual

E gjithë fushata ndjek të njëjtën gjuhë vizuele: tipografi, ngjyra dhe stil fotografik të njejtë, të
përdorur në mënyrë të vazhdueshme nga materialet e para që prezantojnë fushatën deri te ftesa
për aplikim. Pavarësisht se cilin program sheh studenti apo në cilin kanal e has, fushata mbetet e
dallueshme si një tërësi.
Brenda këtij identiteti zhvilluam konceptet kryesore kreative: një koncept të përgjithshëm që
prezanton premtimin e Masters+, karusela të veçantë për secilin program që e shpjegojnë atë hap
pas hapi, materiale me dëshmi nga studentë të vërtetë dhe një koncept të dedikuar për bursat, që
adreson një nga pengesat kryesore me të cilat përballen aplikantët: koston e studimeve.

I ri në profil mbi sfond të verdhë me mesazhin „Bëhu inxhinieri që i duhet sektorit të energjisë“ dhe ftesën „Mëso më shumë“Hartë e verdhë e Evropës me pyetjen „Ku do të studiosh pas dy vjetësh?“ dhe logot e universiteteve në Suedi, Belgjikë, Francë, Spanjë dhe Portugali
Ilustrim izometrik 3D me turbina ere dhe shtylla transmetimi të lidhura me linja të verdha, me titullin „IA dhe sistemet e mençura të transmetimit“Ilustrim izometrik 3D i një nënstacioni të lidhur me një rrjet nyjesh, me titullin „IA për rrjetet e mençura të shpërndarjes“
Ilustrim izometrik 3D me ndërtesa portokalli të qytetit mbi një ekran me të dhëna, me titullin „IA për sistemet e energjisë në qytetet e mençura“Ilustrim izometrik 3D i një njësie ruajtjeje me bateri të lidhur me ndërtesa të vogla, me titullin „IA për burimet e shpërndara të energjisë“

Tekstet dhe mesazhet e fushatës

Përgatitëm tekstet e fushatës për Instagram, LinkedIn, Google Performance Max dhe Demand
Gen. Secili kanal ka rregullat, kufizimet e gjatësisë së tekstit dhe mënyrën e vet të përdorimit nga
audienca, prandaj tekstet u përshtatën për secilin prej tyre.
Punën e organizuam sipas koncepteve: fillimisht u dakorduam për idenë kryesore, pastaj e
përshtatëm atë për secilin format ku do të përdorej. Çdo tekst u shkrua nga këndvështrimi i
studentit dhe jo i institucionit, në mënyrë që të pesë programet, në katër kanale komunikimi, të
ruanin të njëjtin stil dhe ton.
Kjo qasje u zbatua edhe në tri shtyllat kryesore të secilit program: Academics+, Careers+ dhe
CommUnity+. Për secilën prej tyre, tekstet shpjegojnë ofertën akademike, mbështetjen për
karrierë dhe komunitetin studentor, duke ruajtur të njëjtin stil komunikimi si pjesa tjetër e
fushatës.

Rreshta panelesh diellore në perëndim të diellit me mesazhin „Bëhu inxhinieri që e rrit shkallën e energjisë së ripërtëritshme“ dhe emrin e masterit në Energji të RipërtëritshmeI ri me dorë nën mjekër mbi sfond të verdhë, me citatin „Koha për energjinë bërthamore është tani. Kjo industri është në prag të një rilindjeje të re.“ të studentit të energjisë bërthamore Tyler Ewald
Student me flokë kaçurrela që buzëqesh mbi sfond të gjelbër, me mesazhin „Një bursë mund ta financojë. Katër rrugë. Gjej tënden.“ dhe butonin „Apliko tani“Linja dhe shtylla të tensionit të lartë nën qiell portokalli në perëndim, me mesazhin „Bëhu inxhinieri që e çon përpara elektrifikimin“ dhe emrin e masterit në Rrjete dhe Sisteme Elektrike të Mençura

Produksioni i videove në tri vende

Një pjesë qendrore e fushatës është seria e videove prezantuese të programeve, të xhiruara në
universitetet partnere në Barcelonë, Stokholm dhe Bruksel. Videot përfshijnë intervista me
drejtuesit e programeve, të shoqëruara me pamje nga kampuset dhe qytetet ku studentët do të
studiojnë. Krahas tyre, realizuam video për bursat dhe dëshmi nga studentët, si dhe versione të
shkurtra për rrjetet sociale. Secili version u përgatit duke marrë parasysh vendin ku do të shfaqej
dhe fazën e fushatës për të cilën ishte menduar.

Xhirimet në tri vende, brenda një periudhe të shkurtër, kërkuan një mënyrë organizimi që do të
siguronte të njëjtën qasje kreative në secilin lokacion. Ekipi ynë drejtoi xhirimet në Barcelonë,
duke qenë i pranishëm në terren. Në Stokholm dhe Bruksel bashkëpunuam me ekipe lokale, të
cilat u drejtuan nga distanca nga regjisori ynë i videove, në mënyrë që kuadrot, stili i intervistave
dhe cilësia vizuele të ishin të njëjta në të gjitha lokacionet. U kujdesëm gjithashtu për dorëzimin
dhe hostimin e videove, që ato të mund të integroheshin lehtë në faqet e programeve. Elementet
grafike të animuara i dizajnuam në mënyrë që të mund të ripërdoren edhe për pranimet e viteve
të ardhshme.

Dizajni i silabusëve

Silabuset e programeve janë dokumente akademike me përmbajtje të gjerë dhe të detajuar.
Detyra jonë ishte t'i bënim më të qarta dhe më të lehta për t'u përdorur, duke i përshtatur
njëkohësisht me identitetin vizual të fushatës. Kështu, një student që hap njërin prej këtyre
dokumenteve e kupton menjëherë se ai është pjesë e Masters+.

Broshurë e verdhë e hapur e InnoEnergy Masters+ te faqja „Lëndët dhe programi mësimor“, e dizajnuar nga KoperativaUdhëzues i shtypur për karrierë i Masters+ me një grua në kopertinë dhe titullin „Si ta gjesh praktikën me Careers+“, pranë faqeve të brendshme

Materialet mbështetëse

Krahas fushatës, përgatitëm edhe materialet mbështetëse që i nevojiteshin InnoEnergy për të
prezantuar Masters+ në përputhje me identitetin e brendit: përmbajtje për prezantime që
shpjegojnë ofertën akademike, mundësitë për karrierë dhe komunitetin studentor, si dhe dizajne
për banerë roll-up që përdoren në ngjarje. Të njëjtin identitet vizuel e zbatuam në secilin format
të ri.

Tri banera vertikale të InnoEnergy Masters+ me pamje turbinash ere dhe qyteti mbi sfond të verdhë, të dizajnuara nga Koperativa

Si e menaxhuam projektin

Fushata përfshiu strategjinë, drejtimin kreativ, produksionin e videove në tri vende, dizajnin,
shkrimin e teksteve dhe përshtatjen e tyre për kanale të ndryshme, të gjitha brenda një afati të
përcaktuar për pranimet e studentëve. Një menaxher i vetëm i projektit koordinoi punën me
ekipin e InnoEnergy, drejtuesit e programeve dhe ekipet lokale të xhirimit. Orari i punës dhe
procesi i miratimeve u planifikuan duke u nisur nga data e lansimit të fushatës.

Përgjegjësia e një ekipi të vetëm për të gjithë fushatën, nga koncepti deri te dorëzimi
përfundimtar, na mundësoi që pesë programe, tri vende dhe katër kanale komunikimi t'i
realizonim si pjesë të një pune të përbashkët.

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com