Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës

Zyra e Presidentes së Kosovës – një identitet vizuel i fuqishëm për të vërtetën, shërimin e rrugën drejt pajtimit

Ishte nder i madh me e zhvillu brendin, sloganin, logon dhe me prodhu videon për TV për Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, për me informu publikun mbi punën e ekipit përgatitor drejt themelimit të Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.

Në këtë projekt, ishte e rëndësishme me pranu peshën e së kaluarës, me i adresu plagët e luftës dhe me hapë rrugë drejt shërimit e pajtimit. Të udhëhequr nga ky qëllim, zhvilluam një identitet të brendit që përmbledh thelbin e së vërtetës, unitetit e qëndrueshmërisë. Ai simbolizon angazhimin kolektiv për me e nxjerrë te4 vërtetën, me i nderu përvojat e viktimave të luftës dhe me kriju bazën për pajtim në Kosovë.

Për të Vërtetën - Ndërgjegjësimi Publik ... (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës) (1 nga 9)Për të Vërtetën - Ndërgjegjësimi Publik ... (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës) (2 nga 9)
Për të Vërtetën - Ndërgjegjësimi Publik ... (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës) (3 nga 9)
Për të Vërtetën - Ndërgjegjësimi Publik ... (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës) (4 nga 9)Për të Vërtetën - Ndërgjegjësimi Publik ... (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës) (5 nga 9)

Për me zhvillu karakterin e dhembshëm të fushatës, prodhuam një video emocionale të shoqëruar me një rrëfim të ndjeshëm, që paraqet qytetarë të zakonshëm në kërkim të së kaluarës e të vërtetës së tyre. Përmes tregimit të fuqishëm, përcollëm rëndësinë e ballafaqimit me të kaluarën, pranimit të së vërtetës dhe krijimit të një klime mirëkuptimi e dhëmbshurie.

Për të Vërtetën - Ndërgjegjësimi Publik ... (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës) (6 nga 9)Për të Vërtetën - Ndërgjegjësimi Publik ... (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës) (7 nga 9)
Për të Vërtetën - Ndërgjegjësimi Publik ... (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës) (8 nga 9)Për të Vërtetën - Ndërgjegjësimi Publik ... (Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës) (9 nga 9)

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com