Foleja.com

Reklamë televizive Foleja: Një interpretim gazmor i blerjeve familjare dhe dërgesës së shpejtë

Foleja, një kompani e-commerce në rritje të shpejtë, ofron një gamë të gjerë produktesh me dërgesë të shpejtë. Në këtë reklamë televizive humoristike të prodhuar nga Koperativa, dy çifte nuk ndalen së porosituri nga Foleja, duke e arsyetuar çdo blerje me fjalët “për fëmijët”.


Ndërsa dërgesat vijnë njëra pas tjetrës, në fund ata bien të rraskapitur në shtrat, vetëm për të kuptuar se i kanë lënë fëmijët jashtë! Reklama tregon me zgjuarsi se Foleja ka gjithçka për tërë familjen: për fëmijët, prindërit dhe shtëpinë, e gjitha në një rrëfim të lehtë dhe të afërt për secilin.

Krahas reklamës televizive, krijuam edhe përmbajtje për rrjetet sociale për të shfaqur larminë e produkteve të Folejës.

Korrier nën një çadër Foleja.com duke dorëzuar një pako në shiKorrier me kapuç të kuq me një pako, në këmbë në shi
Korrier me uniformë të verdhë dhe të kuqe mes kutive të Folejës të vendosura njëra mbi tjetrën
Çift që bart një kuti të madhe porosie nëpër banesëBurrë me syze që ngre lart një blerje të re, me fjalinë e Folejës „Krejt çka ju duhet për punë“
Grua në shtëpi me sloganin e Folejës „Krejt çka ju duhet“
Reklamë e Folejës dhe DHL Express „Krejt çka ju duhet“, me një grua të paraqitur nëpër pllaka produkteshReklamë e Folejës dhe DHL Express „Krejt çka ju duhet“, me një burrë të paraqitur nëpër pllaka produktesh
Pano e Folejës me një rrjetë fotografish produktesh dhe njerëzish
Dorë që mban telefonin me aplikacionin e Folejës dhe një rrjetë produkteshPoster i Folejës në rrugë me një rrjetë produktesh dhe sloganin „Krejt çka ju duhet“

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com