Bashkimi Evropian në Kosovë

EU Street Art për Ambientin: një projekt mural që reflekton nevojën për një ambient të shëndetshëm në Prishtinë

Në kët projekt unik për përmirësim kulturor, në emën të BE-së, qytetarët e Kosovës u inkurajuan me mendu për ruajtjen e ambientit edhe me gjetë kënaqësi përmes artit – e krejt kjo duke kontribu edhe në krijimin e një murali të mrekullueshëm në shkallët e lagjes Arbëria/Dragodan në Prishtinë.

Ky projekt u konceptua dhe implementua në kuadër të aktivitetit “Street Art për Ambientin” për Ditën e Evropës 2021, me një pjesëmarrje të jështëzakonshme prej njerëzve kreativ që ndihmuan me kriju diçka të bukur – krejt e dokumentuar përmes një videoje të shkurtë me stil dokumentar, që e tregon tërë procesin. Shkallët e Arbërisë/Dragodanit janë një zonë shumë e frekuentar prej qytetarëve dhe adhuruesve të fitnesit. Ne e shfrytëzuem rastin me ja ndriçu dikujt rrugën për në punë, shkollë apo stërvitje, duke dërgu mesazh për rëndësinë e ruajtjes së ambientit. Me këtë ndërhyrje, kontribuesit e talentuar e shndërruan një prej vendeve më të frekuentuara të Prishtinës në një pasuri artistike. Shumë foto, postime edhe shpërndarje online e bënë këtë projekt senzacion të momentit në rrjetet sociale.

EU Street Art për Ambientin (Bashkimi Evropian në Kosovë) (1 nga 4)EU Street Art për Ambientin (Bashkimi Evropian në Kosovë) (2 nga 4)
EU Street Art për Ambientin (Bashkimi Evropian në Kosovë) (3 nga 4)EU Street Art për Ambientin (Bashkimi Evropian në Kosovë) (4 nga 4)

Hajde t'krijojmë
diçka t'fortë!

info@koperativa.com