Çka bon kur IPKO t’jep minuta, mesazhe e internet t’pafund n’telefon?
Kallxon kush ka speca t’freksët n’pazar e i komenton fotot e pushimeve t’kojshikes!
Fushata jonë për ofertën “Më të mirë n’botë” nga IPKO, ka pasë synim me i kapë gratë n’moshë mesatare, e këtë e kemi bo përmes një personazhi që krejt e njohin dhe e duan: hallës llafazane. Ajo u bë zëri i kësaj oferte, dhe e tërhoqi vemendjen e krejt atyne që i përkasin këtij brezi.
Ama, s’ka përfundu me kaq! Kemi dalë përtej reklamës televizive: me reklama t’qasshme jështëë, kemi qitë billboarda e postera n’dyqane, që me ju ra n’sy të gjithëve dhe me ua zgju interesimin për Ofertën më të mirë të IPKO-s.
Dhe më e rëndësishmja – asnjë fushatë s’mundet pa rrjete sociale! Kemi përdorë fuqinë e tyre për me u lidhë me publikun tonë, me shpërnda përmbajtje interesante, e me kriju zhurmë rreth Ofertës më të Mirë në Botë.