Autore: Aurela Kadriu, sociologe, hulumtuese dhe menaxhere kulture

Imagjinoni një industri të krijuar nga vetja, që për më shumë se dy dekada nuk e ka quajtur veten me emër, e megjithatë vazhdon të rritet dhe të lulëzojë me pasion, përkundër të gjitha vështirësive. Kjo është industria kreative e Kosovës. Duke u zhvilluar për më shumë se njëzet vjet në mënyrë të shpërndarë – nga individë që nisën në studio të vogla deri te ndërtimi i brendeve të nivelit botëror – ajo tani po bashkohet për të formësuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Pasioni, përkushtimi dhe talenti janë themeli i asaj që po tregon potencial të vërtetë për t’u rritur në një industri kreative të qëndrueshme në shtetin më të ri të Evropës. Edhe pse termi është relativisht i ri në diskursin publik dhe institucional lokal, industria kreative ka ekzistuar gjithmonë në Kosovë dhe po zgjerohet vazhdimisht.

Shpesh e anashkaluar si nga tregu global, ashtu edhe nga institucionet lokale, punëtorët kreativë të Kosovës e kanë udhëhequr zhvillimin e sektorit nga brenda, duke e promovuar njëkohësisht jashtë vendit. Nga agjencitë kryesore të marketingut dhe reklamimit deri te festivalet e muzikës dhe të filmit me cilësi artistike, kreativët e Kosovës kanë investuar njëkohësisht në vetëzhvillim, kanë ndërtuar rrjete të forta dhe e kanë vendosur Kosovën në hartën ndërkombëtare.

Kosovo’s Creative Industry: We are open! – image 1

Një Forcë Ekonomike në Rritje

Edhe pse përballen me mungesë mbështetjeje institucionale, krijuesit e Kosovës po depërtojnë në skenën ndërkombëtare dhe po krijojnë vende të reja pune.
Industria krijuese është një nga sektorët ma premtues për zhvillim ekonomik në Kosovë.
Sipas statistikave të fundit, ajo kontribuon me 2.35% në BPV dhe punëson mbi 19,000 persona – që përbën 5.2% të fuqisë punëtore në vend.
Kjo e vendos këtë industri si sektorin e nëntë më të madh për nga punësimi, madje përpara sektorit të teknologjisë së informacionit dhe disa industrive tradicionale.

Kosovo’s Creative Industry: We are open! – image 2Kosovo’s Creative Industry: We are open! – image 3

Prej marketingut dhe reklamës me cilësi të lartë, deri te dizajni i modës, filmi, muzika, artet pamore dhe performuese, profesionistët e Kosovës kanë punu me përkushtim për me e rritë cilësinë dhe shtrirjen e punës së tyre. Kanë ndërtu rrjete të forta, lokale e globale, e janë shndërru në pjesë të rëndësishme të rritjes ekonomike të vendit, e në ambasadorët ma të mirë të Kosovës.

Sot, Kosova i organizon disa prej festivaleve më të njohura ndërkombëtare të filmit, animacionit, muzikës dhe arteve performative, duke tërhequr artistë e publik prej krejt botës dhe duke dërgu një pjesë të Kosovës jashtë.
Ndërkohë, firmat tona të marketingut kanë prodhu fushata të fuqishme për brende ndërkombëtare, e dizajnerët e modës kanë veshur figura publike të famshme në mbarë botën.
Kjo e tregon qartë: talenti edhe vullneti janë këtu, e janë në rritje.
Çka mungon tash është ma shumë njohje dhe mbështetje si ndërkombëtare, ashtu edhe vendore.

Kosovo’s Creative Industry: We are open! – image 4

Ndërtimi i të Ardhmes: Strategji, Mbështetje dhe Qëndrueshmëri

Disa hapa të parë për ndërtimin e një ambienti të qëndrueshëm për industrinë krijuese në Kosovë veç janë ndërmarrë.
Qeveria e Kosovës ka nisë procesin e hartimit të Strategjisë Kombëtare për Industrinë Krijuese.
Ky proces i ka bashku aktorët kryesorë ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë, misionet diplomatike, profesionistët e industrisë krijuese dhe institucionet shtetërore, si Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit; Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Të gjithë këta janë duke skanuar gjendjen në terren, duke u bazu në praktikat e mira dhe kontributet e liderëve të industrisë në fusha si marketingu, televizioni, filmi, muzika dhe artet performuese, që kanë pasë rol qendror në zhvillimin kulturor e ekonomik të vendit.

E mbështetur në praktikat më të mira nga vet terreni, kjo strategji synon me i njoftë arritjet e deritashme por edhe me e ndërtu kornizën ligjore dhe administrative që e mbështet, mundëson dhe e rrit industrinë krijuese në Kosovë.

Kosovo’s Creative Industry: We are open! – image 5Kosovo’s Creative Industry: We are open! – image 6

Ky zhvillim është një moment kyç për sektorin, sidomos pas vendimit të BE-së në vitin 2024 për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës, duke u mundësu me udhëtu lirshëm nëpër Evropë.

E përkrahur nga rinia inspiruese e Kosovës, më e reja në moshë në Evropë, e shtyrë përpara prej pasionit, kreativitetit dhe përkushtimit, industria krijuese e Kosovës nuk është veç një industri që duket bukur nga jashtë, por një mundësi reale për investim ndërkombëtar.
Industria krijuese e Kosovës veçse është këtu dhe është gati me hy në tregun global.
Po vijmë!