IPKO Telecommunications
IPKO Telecommunications

Koperativa created a digital marketing campaign for IPKO to promote its bundled internet and TV packages — with humor, great storytelling, and musical twists by Arbër Salihu.

Për të promovu paketat gjithëpërfshirëse të internetit dhe televizionit kabllor të IPKO-s, Koperativa zhvilloi një fushatë argëtuese e tërheqëse të fokusuar në marketingun digjital. Koncepti krahasoi dy familje: njërën pa IPKO, që përballet me kaos në shtëpi për shkak të internetit të dobët; dhe tjetrën me IPKO, që shijon një ditë të qetë e të lumtur, plot me vallëzim, filma e lojëra.

Ky tregim humoristik “krah për krah” e nxori në pah sa i domosdoshëm është interneti i shpejtë e stabil për jetën e përditshme. Për një prekje të veçantë, bashkëpunuam me artistin e njohur kosovar Arbër Salihu, i njohur si La Fazani, i cili kompozoi një vals të kapshëm për të përfaqësuar qetësinë e shtëpisë së lidhur me IPKO.

Fushata e integruar përfshinte prodhimin e videos, një strategji kreative të fuqishme dhe përmbajtje të targetuar për rrjetet sociale — duke treguar se si një agjenci kreative mund ta kthejë një problem të përditshëm në një mesazh të fortë marketingu digjital.

ProjektiTjetër