Në bashkëpunimin tonë me Raiffeisen Bank International (RBI), zhvilluam një gjuhë vizuale të sofistikume për kategoritë e produkteve të tyre B2B, të përshtatur posaçërisht për të plotësuar nevojat unike të klientëve korporativë dhe institucionalë.
Dizajni ynë theksoi pikat e forta të RBI-së, prani globale, ekspertizë lokale, inovacion dhe besueshmëri, duke përfshirë elemente si kasaforta të sigurta, digital interface dhe grafe financiare, të cilat përcjellin besim dhe profesionalizëm. Zgjidhja u krijua në mënyrë modulare, duke siguru konsistencë në formate të ndryshme, ndërkohë që pasqyron angazhimin e RBI-së ndaj iniciativave ESG dhe shërbimit të shkëlqyer për klientët.
Kjo gjuhë vizuale, e bazuar në identitetin e konsoliduar të brendit të RBI-së, komunikon në mënyrë efektive autoritetin dhe ekspertizën e tyre, duke rezonuar me vendimmarrës me përvojë që vlerësojnë stabilitetin dhe zgjidhjet financiare të personalizuara.