WeBalkans
WeBalkans

Shikoni strategjitë digjitale, të web-it dhe të rrjeteve sociale të Koperativa-s në gjithë Ballkanin Perëndimor

Si partner rajonal i liderit të konsorciumit WeGlobal, Koperativa ka marrë një rol qëndror në zbatimin e projektit WeBalkans, që financohet prej Bashkimit Evropian.

Ky është një program ambicioz i komunikimit strategjik që synon me rritë kuptimin edhe përkrahjen e publikut për BE-në në krejt Ballkanin Perëndimor.
Programi po zbatohet në Shqipni, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, e synon me i afru më shumë qytetarët e rajonit me vlerat, politikat e kontributet konkrete të BE-së sidomos në procesin e integrimit dhe zgjerimit.

Qasje strategjike në komunikimin digjital

Koperativa po e udhëheq pjesën digjitale të krejt programit, bashkë me një ekip rajonal ekspertësh që njohin mirë kontekstin lokal.
Prej vitit 2024, puna jonë ka qenë vendimtare për me e çu përpara komunikimin digjital të WeBalkans.
E kemi ridizajnu dhe rilansu tërësisht strategjinë e përmbajtjes së faqes zyrtare WeBalkans.eu, duke e përshtatë me narrativën strategjike të BE-së dhe duke e bërë të kuptueshme për audiencat lokale në çdo vend.
Kjo ka përfshi edhe ridizajnimin e plotë të identitetit vizuel dhe përmirësimin e përdorimit të faqes (UI/UX), që sot ofron një përvojë moderne, të lehtë e të afërt me përdoruesin.
Kështu, mundësitë, tregimet dhe përditësimet e BE-së janë më afër qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Ekipi ynë është kujdesë edhe për zbatimin teknik të platformës, duke siguru performancë të naltë, shumëgjuhësi dhe përshtatje për telefona e pajisje mobile.

Fushata që tregojnë histori njerëzore

Ekipi ynë i ekspertëve po merret edhe me zhvillimin e fushatave tematike të integrume.
Këto fushata e kthejnë kompleksitetin e politikave të BE-së prej Planit të Rritjes e deri te mundësitë për të rinjtë në tregime të fuqishme, njerëzore e emocionale.
Prej videove, motion graphics, “reels”-ave e deri te përmbajtja multimediale, kemi kriju e publiku mbi 1,000 materiale digjitale në rrjete sociale.
Fushatat e WeBalkans janë të ndërtuara me kujdes, në përputhje me prioritetet strategjike të BE-së: kundër dezinformimit, në mbështetje të diplomacisë publike dhe komunikimit të ndershëm me qytetarët.

Janë vlerësu për ndikimin emocional, tregimin njerëzor dhe ekzekutimin kreativ. elemente që i japin gjallni e besueshmëri çdo komunikimi.

ProjektiTjetër