EYE Project / HELVETAS
EYE Project / HELVETAS

Fushatë vetëdijësimi për VET-in që promovon arsimin profesional si rrugë e shpejtë drejt punësimit për të rinjtë e Kosovës

Një fushatë e integruar vetëdijësimi publik për projektin Enhancing Youth Employment (EYE), që ka pasë për qëllim me rritë vetëdijen për mundësitë që ofron Arsimi dhe Trajnimi Profesional (VET) për me hy shpejt në tregun e punës. Koperativa ka zhvillu për EYE dy reklama televizive, dizajnin e materialeve për shtyp, një seri me dëshmi në web, një strategji për rrjete sociale që synon me i tërheqë të rinjtë drejt projektit, si dhe organizimin e ngjarjes lansuse të fushatës.

Qëllimi i fushatës ka qenë me informu prindërit edhe nxënësit potencial për mundësitë që i kanë me u punësu pas përfundimit të VET-it, me i rritë kështu mundësitë e punësimit për të rinjtë në Kosovë dhe me përmirësu gjendjen në tregun e punës.

Për këtë fushatë kemi shty përpara një imazh "cool" e tërheqës për profesionet teknike, me mundësi të mira për të ardhmen. Mesazhi jonë e tregon qartë që ndjekja e këtyne profesioneve ta shpejton hyrjen në treg të punës. Poashtu, e kemi theksu vlerën e këtyne profesioneve edhe për prindërit, që shpesh janë skeptikë ndaj rrugëve "jo klasike" të suksesit – sidomos kur bëhet fjalë për vajzat e tyre. Mesazhi e nxjerr në pah përfitimin që vjen nga ndjekja e këtyne profesioneve, me theks të veçantë tek karakteristika kryesore: hyrja e shpejtë në treg të punës.

ProjektiTjetër