Ozone hair clinic
Ozone hair clinic

Ozone Hair Clinic: një reklamë televizive aq e guximshme sa t’fton me e transformu pamjen dhe jetën tënde

Koperativa solli humor dhe imagjinatë n’jetë me këtë reklamë televizive për Ozone Hair Clinic, kompani kjo më e madhja në Kosovë për transplant flokësh. Në një skenë misterioze te një fallxhore, një burrë tullac merr vesh për një derë që ka me ia ndryshu të ardhmen. Përmes një vargu ëndrrash me sy hapur, ai e imagjinon një jetë të re plot vetëbesim, me flokë, sukses dhe admirim. Prej shënimit të golave në fushë futbolli, deri te tërheqja e vëmendjes në zyrë, reklama e përmbledhë për mrekulli fuqinë transformuese të shërbimeve të Ozone, duke i ofruar shikuesit pak buzëqeshje dhe shpresë.

ProjektiTjetër