Raiffeisen Bank Kosovë
Raiffeisen Bank Kosovë

Fushata e Koperativës për Raiffeisen Plus e bëri bankimin digjital të këndshëm dhe pa stres, duke përdorë mbrojtësen me flluska si metaforë lozonjare.

Bankimi mund të jetë stresues; por me Raiffeisen Plus, jo!

Në një botë ku bankimi shpesh është i lodhshëm, ne kërkuam të sjellim pak argëtim dhe lehtësi në strategjinë tonë kreative për lansimin e platformës së re digjitale të Raiffeisen Bank. Duke e njohur kënaqësinë që vjen nga shpërthimi i mbrojtëses me flluska, u drejtuam tek kurioziteti i përdoruesve të rrjeteve sociale duke bërë pyetjen: Si quhet mbrojtësja me flluska në shqip dhe si e përdorin më shumë njerëzit?

Duke përqafuar shpirtin lozonjar, prezantuam “Të varurin nga mbrojtësja me flluska”, një skeptik i bankimit digjital në prag të një përvoje transformuese. Me Raiffeisen Plus, synuam të tregojmë që bankimi digjital mund të jetë pa stres dhe nuk të duhet të shpërthesh mbrojtësen me flluska për t’u liruar nga stresi.

Përmes një fushate kreative dhe të integruar marketingu zhdukëm idenë që bankimi duhet të jetë i komplikuar. Raiffeisen Plus del si zgjidhja, duke ofruar një përvojë intuitive dhe të lehtë për përdoruesit që të qetëson mendjen.

ProjektiTjetër