European Union in Kosovo
European Union in Kosovo

Europe House Kosovo: Komunikim strategjik, menaxhim i qendrës dhe angazhim digjital nga Koperativa

Koperativa ka pasë rol kyç në menaxhimin edhe promovimin e Europe House Kosovo: Qendrat Informuese dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë e Mitrovicë të Veriut, një platformë e rëndësishme për me i afru qytetarët me Bashkimin Evropian në Kosovë. Këto qendra janë një urë lidhëse mes BE-së dhe popullit të Kosovës, duke ofru informata të sakta, interesante dhe me kohë për BE-në, vlerat e saj dhe ndihmën që ajo jep në Kosovë.

Nën këtë kontratë, Koperativa e ka udhëheqë punën e përditshme të dy qendrave, ka planifiku dhe zbatu evente mujore me tema të ndryshme, dhe ka menaxhu një kalendar të ngjeshur aktivitetesh që u janë përshtatë interesave lokale në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut. Një prej pikave kryesore të angazhimit ka qenë Dita e Evropës 2017, ku Koperativa e ka kriju konceptin e plotë të eventit dhe identitetin vizual për krejt materialet promovuese që janë përdorë në gjithë Kosovën, me mesazhe të qarta dhe me ndikim gjatë krejt festimeve.

Për me e rritë ndikimin dhe me i afru njerëzit ma shumë me qendrat, Koperativa ka zhvillu një strategji të plotë për rrjete sociale, për me e rritë prezencën digjitale të BE-së në Kosovë dhe me i shtu angazhimet me eventet dhe përmbajtjen e Europe House. Ekipi jonë ka menaxhu dizajnin, editimin edhe prodhimin e disa botimeve me ndikim, si:

✓ “EU for Kosovo” – pasqyrë e ndihmës së BE-së në rajon
✓ “Arsim Cilësor për Mirëqenie më të Mirë” – analizë e investimeve të BE-së në arsim
✓ Përkthim dhe redaktim i materialeve kryesore të BE-së, që me qenë ma lehtë të qasshme për qytetarët e Kosovës

Duke e ditë rëndësinë e platformave digjitale, Koperativa e ka ridizajnu krejt web-faqen e Europe House Kosovo – e ka bë me qenë ma moderne, ma e lehtë për me u përdorë, edhe e pasur me përmbajtje. Kemi shti edhe një program të blogut mysafir, me autorë që kontribojshin çdo muaj, në përputhje me temat e qendrave, që ka rritë edhe ma shumë lexueshmërinë dhe angazhimin.

Me përzierje të komunikimit strategjik, tregimeve kreative dhe inovacionit digjital, Koperativa e ka shndërru Europe House Kosovo në një hapësirë të besueshme e të gjallë për dialogun mes BE-së dhe Kosovës.

ProjektiTjetër