European Union in Kosovo
European Union in Kosovo

Koperativa dizajnoi një identitet marke të gjallë, me frymë retro për Ditën e Evropës 2022 në Kosovë, duke festuar transformimin digjital

Për Ditën e Evropës 2022, Koperativa krijoi një identitet marke të gjallë, retro-futuristik që festonte fokusin e BE-së në energjinë e gjelbër, transformimin digjital dhe inovacionin. E frymëzuar nga estetikat guximtare të fundviteve ’80 dhe fillimit të ’90-ëve, koncepti ynë përzien nostalgjinë me sofistikimin digjital, duke rezultuar në një gjuhë vizuale që ishte rinore edhe e orientuar kah e ardhmja.

Në thelb të identitetit ishte një festë e evolucionit digjital të Evropës dhe unitetit kulturor. Duke përdorur një paletë ngjyrash të ndryshme që pasqyronin dizajnin retro të teknologjisë — gradientë neon, blu elektrik, magenta të gjalla — pamja dhe ndjenja lidhnin të kaluarën me premtimin e së nesërmes. Ne kombinuam:

Forma multidimensionale dhe layout dinamike për të krijuar lëvizje

Ikona të personalizuara dhe tema specifike për secilin aktivizim

Gradiente fluide që simbolizonin progresin, përfshirjen dhe rrjedhën e energjisë

Çdo element i dizajnit pasqyronte stilin digjital të një shoqërie të lidhur ndërmjet vete, duke mbajtur referenca të forta për qëndrueshmëri, diversitet dhe inovacion.

ProjektiTjetër