European Union in Kosovo
European Union in Kosovo

Fushata “Më Afër BE-së” e Koperativës për Zyrën e BE-së n’Kosovë, e afron procesin e integrimit evropian te qytetarët me komunikim kreativ e të kapshëm

E ardhmja politike, ekonomike e shoqërore e Kosovës është drejt Bashkimit Evropian – kjo është e qartë. Por, rruga drejt integrimit në BE është e ndërlikuar, shpesh e pakuptueshme për qytetarin e zakonshëm. Kjo ka treguar sa shumë ka nevojë të ketë aktivitete të komunikimit që e sqarojnë këtë proces dhe e tregojnë rëndësinë e integrimit në BE dhe rolin që kanë qytetarët aty.

Kjo ka qenë pikërisht idea e fushatës “Më Afër BE-së”, që e kemi zhvillu si pjesë e projektit “Përkrahje për Komunikim për Integrim në BE” nga Zyra e BE-së n’Kosovë. Përmes kësaj fushate, kemi përdorë një qasje komunikimi që me sloganin “Më Afër BE-së” e përmbledh thelbin e krejt aktiviteteve, duke e theksu përmirësimin e sektorëve si bujqësia, mbrojtja e konsumatorit, siguria ushqimore dhe siguria në vendin e punës – si hapa që na dërgojnë më afër Bashkimit Evropian.

Stili i komunikimit që kemi përdorë ka qenë i qartë, i lehtë për me t'u kuptuar, me gjuhë t’afërt me publikun. Kjo është reflektu në krejt mjetet e fushatës, nga slogani e deri tek anketat për matjen e ndikimit të fushatës.

Materialet kreative që i kemi përgatitë – si reklamat televizive, dizajnet grafike e përmbajtja për rrjete sociale – janë bë me qëllim me e kapë syrin: dizajne t’fuqishme, karaktere që e gjen vethen në to, vende që i njeh, dhe narracion t’thjeshtë me tone gazmore. Përveç kësaj, kemi organizu edhe diskutime publike e ligjërata nëpër qytete të ndryshme, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të BE-së, të Qeverisë, biznese lokale, prodhues dhe qytetarë të zakonshëm – me i vendosë në diskutim direkt rreth temave të integrimit në BE.

ProjektiTjetër