Koperativa bashkëpunoi me IPKO Telecommunications për të lansuar teknologjinë 5G përmes një fushate gjithëpërfshirëse marketingu. Ky projekt mbuloi çdo aspekt të strategjisë kreative, dizajnit dhe ekzekutimit për me siguru një prezantim të paharrueshëm të 5G në tregun e Kosovës.
Kemi zhvillu një qasje kreative të komunikimit që e pozicionoi 5G-në si teknologjinë e së ardhmes, e cila e thjeshton dhe e përmirëson jetën e përditshme. Krijuam një identitet vizuel modern e dallues, që reflekton shpejtësinë, inovacionin e lidhshmërinë, duke e ruajt përputhshmërinë e plotë në krejt materialet, digjitale dhe fizike.
Për me kriju momentum, një fushatë “teaser” u lansua para shpalljes zyrtare. Kjo u pasua nga një seri prej katër reklamash televizive, me skena të afërta e humoristike ku 5G i IPKO-s e bën jetën më të lehtë, si p.sh. të shpëton nga situata në momente paniku, pikërisht kur e harron përvjetorin. Reklamat theksuan besueshmërinë dhe shpejtësinë e 5G në një mënyrë tërheqëse dhe me stil.
Fushata përfshiu edhe përmbajtje për rrjete sociale, të përshtatuna për audiencën digjitale, si dhe dizajne për shtyp për ta forcu identitetin vizuel edhe jashtë ekranit.