Autori: Edon Muhaxheri, Drejtor ArtiPër dekada me radhë, industria e dizajnit ka funksionu me një shkallë të qartë zhvillimi. Të diplomuarit e rinj, ose ata që hynin në profesion për herë të parë, e nisnin si junior dizajnerë, duke e mësu zanatin hap pas hapi përmes detyrave praktike: krijimi i moodboard-ave, draftimi i storyboard-ave, rregullimi i formateve, eksplorimi i tipografisë, ose ndërtimi i mockup-eve nën mbikëqyrjen e dizajnerëve seniorë. Ishte një model i provuar që jo veç që ndërtonte aftësi, por krijonte edhe vazhdimësi: juniorët e sotëm bëheshin mid-level nesër, e më vonë liderë kreativë të agjensioneve e studiove. Po tash jemi duke e pa një kthesë të madhe. IA nuk është më veç një mjet për punë të përsëritshme, sot ka aftësi me gjeneru elemente vizuale, me ndërtu wireframe-a, me përshtat layout-e në formate të ndryshme, madje edhe me kriju storyboard-e gati për pitch për pak sekonda. Në dy vitet e fundit, roli i dizajnerit junior ka fillu me u mjegullu. Detyrat që dikur u jepeshin atyne, sot shpesh i bën IA. Po kjo s’do me thanë që junior dizajnerët po zhduken. Përkundrazi, po evoluon vetë kuptimi se çka domethënë me e nisë karrierën në dizajn.Lindja e Junior Design Prompter-it Në vend se me fillu direkt në Illustrator, Photoshop apo Figma, dizajnerët e rinj të së ardhmes ndoshta kanë me fillu me mësu qysh me folë me IA. Prompt engineering – një aftësi që dikur ish teknike e margjinave, tash po shndërrohet në aftësi kreative kyçe. Me qenë në gjendje me gjeneru idenë e duhur vizuale, tonin e duhur, apo variacione të sakta përmes gjuhës e jo veç mjeteve, ndoshta kjo ka me qenë hapi i parë i dizajnit modern. Ka shumë gjasa që ka me lindë një dizajner hibrid: njëri që e kupton thellë teorinë vizuale, por që s’ka nevojë me e zotëru çdo mjet me dorë. Në vend të kësaj, ai/aftësohet me u bë dirigjent i motorëve të IA-së, duke e orkestru rezultatin vizual përmes prompt-eve të mendume, iterimeve të rafinuara, edhe kurimit strategjik. Ky rol prapë kërkon shije, gjykim, kreativitet dhe mendim kritik, por kërkon edhe mjete dhe instinkte tjera nga ato që dizajnerët e rinj dikur i mësonin.Çka është në rrezik: Boshllëku i praktikës profesionale Si dikush që ka ligjëru në kolegje të dizajnit mbi 10 vjet, prej Maryland Institute College of Art deri te Rochester Institute of Technology, kam mentoruar e punësuar mbi 20 dizajnerë juniorë që nisën si studentë. Shumica e tyne mësuan përmes punës: bashkëpunim, kritikë, përsëritje, korrigjim. Sot, nuk marr më praktikantë, për shumë prej atyne detyrave që dikur i jepja, IA i bën ato më shpejt, më saktë dhe më lirë. Dhe këtu qëndron shqetësimi: jo mungesa e punës, por mungesa e mësimit. Nëse e heqim krejt fazën e praktikës, nëse askush s’e ka rastin me ndërtu shijen, rezistencën edhe vizionin e vet përmes përvojës nën udhëzim, atëherë kush kanë me qenë dizajnerët seniorë të nesërm? Kush ka me udhëheqë kampanja, me ndërtu brende, me kriju rrëfime, apo me mentoru brezin tjetër?Dizajnimi i një kurbe të re mësimi Zgjidhja s’është me i thanë jo IA , por me e ridizajnu rrugën përpara. Duhet me fillu me trajtu IA si vazhdim i mësimit të dizajnit, jo si zëvendësim i tij. Institucionet duhet me ligjëru teori dhe estetikë edhe më shumë se kurrë, se shija ka me qenë pasuria më e madhe e dizajnerit të ri. Duhet me mësu strategji të prompt-it dhe rafinim përmes përsëritjes. Duhet me i inkuraju dizajnerët e rinj me kriju marrëdhënie me IA, njësoj siç kemi pasë dikur me Adobe-n, me markerat, a me fletoret e skicave. Duke e bërë këtë, titulli Junior Designer ka me u shndërru në diçka të re: Junior AI Designer, Design Prompter, Visual Strategist, apo ndoshta diçka që hala s’e kemi shpikë. Po fryma e rolit mbetet. Kjo është hala pika e nisjes për tu bërë mendimtar i nivelit të mesëm, pastaj lider kreativ, e ndoshta një ditë senior që punon vetëm, i rrethuar me një "skuadër" IA mjetesh kreative.Një fillim i ri – Jo fundi i rrugës Ky ndryshim s’do me thanë fundi i shkallës së karrierës kreative por do me thanë që na duhen shkallë të reja. Dizajnerët seniorë kanë me mbetë të pazëvendësueshëm, aftësia e tyre për me udhëheqë vizionin, për me ndërtu strategji dhe me i kthy sfidat komplekse në zgjidhje elegante, gjithmonë ka me qenë e kërkuar. Por ata gjithnjë e më shumë kanë me punu me bashkëpunëtorë të zotë në IA që s’e kanë mësu zanatin përmes mjeteve tradicionale me dorë, por që prapë e kanë mësu, përmes mjeteve të reja, aftësive të rej dhe një instinkti të ri kreativ. Industria e dizajnit gjithmonë ka evoluar, prej printit, në web, në motion, në interakcion. Epoka e AI-së është veç kapitulli tjetër. E dizajnerët juniorë, të ridizajnar e të risocializuar me mjete të reja, kanë me qenë prapë hapi i parë drejt saj.