Autor: Genta Shabani, Senior Graphic Designer
Ndikimi në mjedis dhe vetëdijesimi brenda industrisë së reklamës e komunikimit është shumë i madh, sepse bizneset dhe konsumatorët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për sfidat mjedisore që po përballet e tërë bota dhe po e vënë qëndrueshmërinë në rend të parë. Reklama ka fuqi me ndiku në mënyrën si mendojmë dhe si sillemi, duke i shty njerëzit me ndryshu sjellje, e kjo e bën reklamën mjet esencial për me përhapë vetëdije dhe përgjegjësi për mjedisin.
Me konsumatorët, sidomos gjeneratat e reja, që po lypin ma shumë transparencë dhe sjellje etike prej brendeve, industria po ndjen presion me e zvogëlu gjurmën e vet ekologjike dhe me i komuniku iniciativat e gjelbra në mënyrë të sinqertë. Qoftë përmes praktikave të qëndrueshme të prodhimit, mesazheve që flasin për mjedis, apo përkrahjes së zgjedhjeve ma të gjelbra, reklama ndihmon me ndiku në sjellje dhe me i inkuraju njerëzit me marrë vendime ma të ndërgjegjshme. Kur bohet si duhet, nuk është veç për me shitë diçka, po për me ndihmu me ndërtu një të ardhme ma të mirë për planetin tonë.
Prej perspektivës së CSR-it
Shumë brende kanë fillu me e ndryshu strategjinë e tyre, duke e vendosë ambientin në qendër të agjendës së tyre, dhe për këtë ka ardhë koha! Konsumatorët po i mbajnë kompanitë përgjegjëse për ndikimin që kanë në planet, e kjo po i shtynë me e integru qëndrueshmërinë si pjesë të vlerave të tyre kryesore. Njerëzit duan me përkrahë brende që vërtetë po veprojnë, jo të tilla që veç flasin.
Kjo nënkupton praktika të gjelbra, zvogëlim të ndotjes, përkrahje për kauza mjedisore, qoftë përmes produkteve të qëndrueshme, furnizimit etik, apo iniciativave karbon-neutral. Kompanitë po e gjejnë mënyrën me e përfshi përgjegjësinë ndaj ambientit në çdo aspekt të punës së tyre. Nuk është veç me e bo një "tick" në ndonjë listë, po me bo dallim të vërtetë, me kriju besim e besnikëri te konsumatori, dhe me dëshmu që qëndrueshmëria është në zemër të misionit të tyne.




Kur qëllimet e kompanisë përputhen me qëllimet e qëndrueshmërisë, fushata shndërrohet në një thirrje për veprim, jo veç për fitim, por për planetin. Çdo hap drejt energjisë së pastër është një hap drejt një bote më të shëndetshme e më të drejtë.
“Për Energji të Mirë” – Kur kreativiteti takohet me përgjegjësinë
Kur e kujtojmë kohën tonë në Koperativë, nuk mundemi pa e përmendë fushatën tonë të integruar “Për Energji të Mirë”, që në vitin 2022 fitoi çmimin e parë si Aktiviteti ma Angazhues për të Rinj, e që mishëron përgjegjësinë tonë sociale dhe dëshirën me i dhuru diçka planetit tonë.
“Energjia e ripërtëritshme është energji e mirë” – është mesazhi që kjo fushatë synoi me e përçu përmes të rinjve që ishin zemra dhe fytyra e krejt fushatës. Koperativa e mori këtë iniciativë me një qasje shumëdimensionale, një ndër fushatat tona më të mëdha për vetëdijësim mjedisor, si në përmasa ashtu edhe në vlerë prodhimi.
Prej mediave sociale e deri te puna në komunitet, fushata ngriti vetëdijen për nevojën urgjente për zgjidhje të qëndrueshme të energjisë që e mbrojnë tokën. Duke promovu opsionet e energjisë së ripërtëritshme përmes “Për Energji të Mirë”, fushata i inkurajoi individët, bizneset, politikbërësit dhe vetë qeverinë me e ulë gjurmën e karbonit edhe me u përfshi aktivisht në tranzicionin lokal e global drejt një ambienti më të pastër e të qëndrueshëm.
Fushata përfshiu marketing në rrjete sociale, reklama televizive dhe për radio, materiale promovuese, instalacione arti, ekspozita dhe paraqitje në media, duke kontribu jo veç në një kauzë mjedisore, por duke mishëru një përgjegjësi kolektive për me e mbrojtë planetin për brezat që vijnë. Kjo e vendosë Koperativën si lider në krijimin e një kulture të përgjegjësisë mjedisore dhe të mirës sociale.
Marketingu lulëzon kur shtyhet prej energjisë së mirë – e kjo është rruga ku po ecim.
Po bëhet shumë, po a është mjaftueshëm?




Krejt janë duke kontribu diqysh, por a mjafton me pasë ndryshim të vërtetë? Çka po bëhet më shumë për tokën tonë?
Agjenda e Gjelbër e BE-së për Ballkanin Perëndimor është një rrugë për me e ndihmu rajonin me kalu drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme e më miqësore për ambientin, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër të BE-së. E nisur në vitin 2020, kjo agjendë fokusohet në uljen e emetimeve të karbonit, rritjen e energjisë së ripërtëritshme, zvogëlimin e ndotjes dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Agjenda e inkurajon riciklimin, bujqësinë e qëndrueshme dhe zgjedhjet më të gjelbra të energjisë, duke i ndihmu shtetet me i arritë qëllimet klimatike. Me ndihmë financiare e teknike nga BE-ja, kjo agjendë ka për qëllim me kriju ndryshime të qëndrueshme për ambientin dhe me nxitë rritje ekonomike që është e mirë si për njerëzit, ashtu edhe për planetin.



